Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka uruar qytetarëet Vitin e Ri 2026.
Ai në urim ka përmendur edhe prioritetet e Qeverisë së tij në fillim të vitit.
Ndër tjerash përmendi pako për përballje me inflacionin, si dhe ligjin për vendosjen e çmimeve tavan, për siç thotë Kurti ndaljen e abuzimit me çmime.
Qeveria kishte miratuar një ligj të ngjashëm por ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, ndonëse aktgjykimi lejoi hapëirë që kjo mund të bëhet përmes një mekanizmi profesional, dhe jo direkt nga Qeveria.
Kurti vazhdimisht ka justifikuar çmimet e larta me mungesën e këtij ligji. /Gazeta Express