Kurti: Thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Bujar Nishanit, i jam mirënjohës që ma dha shtetësinë shqiptare - Gazeta Express
string(107) "kurti-thellesisht-i-piikelluar-per-vdekjen-e-bujar-nishanit-i-jam-mirenjohes-qe-ma-dha-shtetesine-shqiptare"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2022 17:17

Kurti: Thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Bujar Nishanit, i jam mirënjohës që ma dha shtetësinë shqiptare

Lajme

Gazeta Express

28/05/2022 17:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur thellësisht i pikëlluar me vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani. Ai ka thënë se është mirënjohës që Nishani gjatë mandatit të tij i ka dhënë shtetësinë shqiptare raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Facebook se Nishani do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër.

Lexo Edhe:

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër. Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar. Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se është mirënjohës ndaj ish-presidentit Nishani që gjatë mandatit të tij ia dha shtetësinë shqiptare.

“I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij. Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë”, tha Kurti.