Kurti "thekson rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit" gjatë takimit me shefin e zyrës së BE - Gazeta Express
string(113) "kurti-thekson-rendesine-e-permbylljes-se-hapave-per-konstituimin-e-kuvendit-gjate-takimit-me-shefin-e-zyres-se-be"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 19:32

Kurti “thekson rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit” gjatë takimit me shefin e zyrës së BE

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 19:32

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takar sot me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Në këtë takim, Kurti ka theksuar rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Që nga prilli Kuvendi i Kosovës është i bllokuar, pasi nuk po arrihet të zgjidhet kryeparlamentarja.

Në këtë takim është folur edhe për procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Procesi i integrimit evropian dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së ishin tema të bisedës. Kryeministri theksoi përkushtimin e plotë të qeverisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe angazhimin në zbatimin e reformave. Në lidhje me aktualitetin në vend dhe interesimin e ambasadorit Orav, kryeministri theksoi rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit, si domosdoshmëri për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe vazhdimit të punës së legjislativit ku presin miratim edhe marrëveshje ndërkombëtare kyçe për integrimin evropian të Kosovës si ajo në lidhje me Planin e Rritjes”>

“Në vijim u diskutua dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolit të BE-së si vazhdimësi e takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian në Shkup javën e kaluar. Temë e bisedës ishte edhe situata e sigurisë, ku kryeministri vlerësoi punën dhe angazhimin e instucioneve tona të sigurisë në përballjen me kërcënimet që vijnë nga shtete jo mike”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express