Kurti tha se po i ikë nënshkrimit, Vuçiq bëhet cinik: Më dhemb dora e djathtë, dhimbja vazhdon edhe 4 vjet - Gazeta Express
string(103) "kurti-tha-se-po-i-ike-nenshkrimit-vuciq-behet-cinik-me-dhemb-dora-e-djathte-dhimbja-vazhdon-edhe-4-vjet"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 13:27

Kurti tha se po i ikë nënshkrimit, Vuçiq bëhet cinik: Më dhemb dora e djathtë, dhimbja vazhdon edhe 4 vjet

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 13:27

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka shprehur sot hapur planin e tij që të mos e zbatojë marrëveshjen për të cilën ndërkombëtarët thanë se u mor vesh me kreyministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq në një konferencë për media sot tha me mburrje se “nuk kam nënshkruar asgjë”, ndërsa iu përgjigj me cinizëm deklaratës së mbrëmshme të Kurtit se ai po i ikë nënshkrimit, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë, dhe firmos me dorën e djathtë. Dhe kjo dhimbje do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme”, tha Vuçiq.

Kurti pas 13 orësh dje konfirmoi arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se pala serbe po i ikë nënshkrimit.

“Pala serbe po i ikë nënshkrimit të marrëevshjes tash edhe me aneks. I takon BE-së që ta gjejë mekanizimin që ta bëjë statusin e kësaj marrëveshjeje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, tha Kurti mbrëmë.