Kurti tash flet kundër “bllokadave e kleçkave”, kërkon të punojë bashkë, thotë se s’ka nevojë për zgjedhje - Gazeta Express
string(101) "kurti-tash-flet-kunder-bllokadave-e-kleckave-kerkon-te-punoje-bashke-thote-se-ska-nevoje-per-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 13:01

Kurti tash flet kundër “bllokadave e kleçkave”, kërkon të punojë bashkë, thotë se s’ka nevojë për zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 13:01

Kryeministri Albin Kurti në foltoren e Kuvendit sot kërkoi që të punojnë bashkë dhe tha se zgjedhjet janë të panevojshme.

Duke aluduar në partitë opozitare, Kurti tha se “bllokadat, grackat, kleçkat, taktikat nuk janë mendësi e zhvillimit, por e ngecjes”.

“Nuk e kemi luksin e vonesës, nuk e kemi luksin e bllokadës dhe nuk kemi nevojë për zgjedhje të reja të sërishme si ikje nga përgjegjësia që na takon. Kosovën, institucionet e saj legjitime, me vullnet të shprehur rishtazi e qartësisht nga qytetarët duhet ta lënë të punojë. Ka pasë mjaftueshëm zgjedhje e rizgjedhje dhe qytetarët kanë folur mjaftueshëm. Tani na duhet të punojmë, sa më shumë që të mundemi bashkë dhe jo të kemi bllokada të reja që nuk e lënë vitin e vjetër të jetë në të kaluarën. Bllokadat, grackat, kleçkat, taktikat nuk janë mendësi e zhvillimit, por e ngecjes. Është koha që të ecim përpara dhe të jemi në krye të detyrës, veçanërisht në këto rrethana jo të lehta globale”.

Sidoqoftë, vitin e kaluar, që u konsiderua i humbur për Kosovën, Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të shkurtit nuk arrit të formojë institucionet me insistimin në zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryeparlamentare pavarësisht se s’kishte marrë mbështetjen e Kuvendit në disa seanca radhazi./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement