Kurti takon ministrin e jashtëm grek, flitet për "thellim raportesh" me Greqinë - Gazeta Express
string(78) "kurti-takon-ministrin-e-jashtem-grek-flitet-per-thellim-raportesh-me-1greqine1"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2022 19:11

Kurti takon ministrin e jashtëm grek, flitet për “thellim raportesh” me Greqinë

Lajme

Gazeta Express

05/07/2022 19:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin ka biseduar për mundësinë e thellimit të raporteve mes dy vendeve, në kohën kur Greqia nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të Kryeministrisë, është theksuar nevoja edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ku Kurti ka kërkuar ndihmën e Greqisë.

Lexo Edhe:

“Raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe mundësitë e thellimit të tyre u theksuan në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Duke biseduar për perspektivën evropiane të vendit tonë, u potencua nevoja për liberalizim të vizave, si proces tashmë i vonuar. Kryeministri Kurti kërkoi përkrahje nga Greqia për vendin tonë në integrimin e mëtutjeshëm në organizata rajonale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar rreth zhvillimeve rajonale, si dhe ndikimit politik dhe ekonomik të luftës në Ukrainë.

“U dakorduan për domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të përbashkëta sanksionuese ndaj Rusisë, si dhe përfshirjen e të gjithëve pa përjashtim në ndihmë Ukrainës, për të përballuar agresionin rus. U theksua nevoja për rritjen e angazhimit për zvogëlimin e ndikimit nga aktorë të tretë në rajonin tonë, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në fund.