Kurti takon ambasadorin e ri gjerman në seli të VV'së, avullohet flamuri kuq e zi - Gazeta Express
string(79) "kurti-takon-ambasadorin-e-ri-gjerman-ne-seli-te-vvse-avullohet-flamuri-kuq-e-zi"

Gazeta Express

05/08/2020 18:30

Kurti takon ambasadorin e ri gjerman në seli të VV’së, avullohet flamuri kuq e zi

Gazeta Express

05/08/2020 18:30

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në selinë e partisë ka pritur ambasadorin e ri gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Një takim të tillë e ka komentuar analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Petrit Zogaj, të cilit i ka rënë në sy mungesa e flamurit kombëtar.

Lexo Edhe:

Zogaj me ironi ka thënë se po i dhimbsen personat në VV të cilët merren me vendosjen dhe zhvendosjen e flamujve, sidomos atij kuq e zi, sa herë që ka takime.

“Sa po me dhimbsen personat ne zyret e LV-se, qe po i vendosin e zhvendosin flamujt gjate këtyre takimeve-sidomos kur po e largojnë flamurin kombëtar kaq shpesh”, ka shkruar Zogaj.

Njoftimin për takimin me Rohde e kanë publikuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.