Kurti takon ambasadorin e Finlandës – Flasin për zgjedhjet dhe formimin e institucioneve - Gazeta Express
string(86) "kurti-takon-ambasadorin-e-finlandes-flasin-per-zgjedhjet-dhe-formimin-e-institucioneve"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 17:08

Kurti takon ambasadorin e Finlandës – Flasin për zgjedhjet dhe formimin e institucioneve

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 17:08

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka takuar sot ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Në njoftim bëhet e ditur se në takim të dy kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve.

‘‘Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit. Gjithashtu u diskutua rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin tre vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës’’, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement