Kurti takohet me Ilir Pecin e Zveçanit, flasin për projektet e përfunduara dhe ato në proces në këtë komunë - Gazeta Express
string(106) "kurti-takohet-me-ilir-pecin-e-zvecanit-flasin-per-projektet-e-perfunduara-dhe-ato-ne-proces-ne-kete-komune"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 14:26

Kurti takohet me Ilir Pecin e Zveçanit, flasin për projektet e përfunduara dhe ato në proces në këtë komunë

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 14:26

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot edhe me kryetarin komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, i cili vjen nga radhët e PDK-së, si dhe nënkryetaren, Natasa Tomanić.

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave veriore dhe prezentë si zakonisht ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe drejtorët komunalë.

Lexo Edhe:

Temë qendrore në këtë takim, siç njofton Zyra e Kryeministrit, ishte qeverisja komunale, shërbimet e reja, përfshirë ato që ofrohen nga agjencitë qendrore, sikurse Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe Agjencia e Regjistrimit Civil, të cilat tashmë janë funksionalizuar në Komunën e Zveçanit.

Në njoftim gjithashtu thuhet se “kryetari Ilir Peci e njoftoi kryeministrin me projektet e përfunduara, 12 sosh, gjatë mandatit tij dhe për projektet që janë në proces të zbatimit”.

“U veçua praktika e takimeve të rregullta javore ndërmjet drejtuesve komunalë dhe qytetarëve të të gjitha komuniteteve, gjë që dëshmon nivelin e mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, masat mbështetëse të komunës për banorë në fushën e bujqësisë, nga të cilat shumica e përfituesve vijnë nga radhët e komunitetit serb, masat e punësimit të mbështetura nga Qeveria, e prej të cilave deri më tani 80 qytetarë janë punësuar, si dhe bashkëpunimin e afërt të komunës me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”.

Gjatë takimit, ZKM tha se u diskutua edhe rreth sfidave të trashëguara në komunë, “për nevojën për investime publike në zgjerimin, funksionalizimin dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, sidomos në fshatrat më të thella të komunës, në infrastrukturë dhe në ndriçim publik, që do të rriste sigurinë publike”.

Me këtë rast, u theksua rëndësia e përgatitjeve dhe miratimi i buxhetit komunal sipas afateve të Qarkores Buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në mënyrë që buxheti për projektet aktuale dhe ato të reja të reflektojnë në Ligjin për Ndarje Buxhetore për vitin 2025.

Kryeministri Kurti falënderoi kryetarin Peci dhe drejtorët komunalë për punën e tyre të përditshme, angazhimin për përmirësimin e shërbimeve dhe mirëqenien e qytetarëve, pa dallim, si dhe për “bashkëpunimin e mirë me institucionet qendrore”./Express/