"Paraqesin rrezik", Kurti i flet për "lajme te rreme" diplomatit gjerman pa e përmendur origjinën e tyre - Gazeta Express
string(116) "paraqesin-rrezik-kurti-i-flet-per-lajme-te-rreme-diplomatit-gjerman-pa-e-permendur-origjinen-e-tyre-paraqesin-rrezik"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 13:41

“Paraqesin rrezik”, Kurti i flet për “lajme te rreme” diplomatit gjerman pa e përmendur origjinën e tyre

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 13:41

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel.

Në takim është diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Gjithashtu, Kurti ka shprehur shqetësim për rreziqet dhe vështirësitë e fushatave dezinformuese dhe lajmet e rreme, krijimin e narrativave të dëmshme për shoqëritë dhe institucionet demokratike.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel bashkë me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, në një darkë të shtruar nga ambasadori në rezidencën e tij.

Diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, sidomos në fushën e ekonomisë dhe investimeve të huaja, situatën në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe integrimet evropiane, si dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe aktualitetin politik.

Kryeministri veçoi performancën ekonomike pozitive të vendit në gjashtëmujorin e parë të vitit, rezultatet e politikave të punësimit dhe mbarëvajtjen e punës së institucioneve qeveritare dhe të shtetit, përfshirë të drejtat e pakicave dhe mirëqenien e tyre. Ndër të tjera, ai shprehu shqetësimin e tij për rreziqet që paraqesin dhe vështirësitë që shkaktojnë fushatat dezinformuese dhe lajmet e rrejshme në shtrembërimin e të vërtetave dhe krijimin e narrativave të dëmshme për shoqëritë dhe institucionet demokratike.

Kryeministri Kurti falënderoi z. Reiffenstuel për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës.