Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kapitenin e Kosovës në futboll, Amir Rrahmanin.
Ishte vet Kurti që publikoi fotografi nga takimi i tij me Rrahmanin, ku të pranishëm ishin edhe ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe trajneri i njohur dhe deputeti, Bylbyl Sokoli.
Kurti e falënderoi Rrahmanin për përfaqësimin e denjë të Kosovës.
Postimi i plotë i Kurtit:
“Nga Drenica në Shqipëri te Partizani i Tiranës, prej aty në Kroaci te Spliti, Lokomotiva dhe Dinamo e Zagrebit, dhe pastaj në Itali fillimisht te Verona dhe tash te Napoli, Amir Rrahmani është një nga lojtarët më të mirë e më të suksesshëm të Kosovës dhe të kampionit të Serie A, Napoli. Ai është shembull për t’u ndjekur nga sportistët tanë të rinj, sidomos futbollistët. Bashkë me ministrin Hajrulla Çeku dhe deputetin e trajnerin e mirënjohur, Bylbyl Sokoli, me kënaqësi mirëpritëm kapitenin e Kosovës që është dy herë kampion i Italisë. E uruam për arritjet e jashtëzakonshme në futbollin profesionist e veçanërisht në një ekip si Napoli ku sa herë fiton bëhesh i paharrueshëm dhe ikonë për tifozerinë atje, si dhe e falënderuam për përfaqësimin e denjë të Republikës sonë – e unë edhe për fanellën që ma dhuroi”, shkroi Kurti.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...