Derisa presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po zhvillon takim me liderët partiakë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që refuzoi të shkonte, mbajti një fjalim në një ekspoze fotografish në hollin e Kuvendit për ngjarjet e marsit 1998.
“Në këto fotografi me vlerë historike, ne e shohim Kosovën e marsit 1998”, tha ai.
“28 vite më parë, më 6 mars 1998, në fshatin Prekaz dhe në pjesën më të madhe të Drenicës ishte dita e dytë e një rrethimi të hekurt nga mijëra trupa policore dhe ushtarake të Serbisë. Në lagjen Jasharaj po zhvillohej rezistencë e armatosur në një përballje të pabarabartë nga familja e Shaban Jashari dhe Zahide Jashari, me djemtë e tyre Hamëz Jashari dhe Adem Jashari, bashkë me anëtarë të tjerë të familjes dhe të afërm, kundër një makinerie të tërë ushtarake të Serbisë”, tha Kurti.