"Kurti s'po ftohet", Krasniqi tregon se do të udhëtojë në SHBA dhe për takimet atje - Gazeta Express
string(79) "kurti-spo-ftohet-krasniqi-tregon-se-do-te-udhetoje-ne-shba-dhe-per-takimet-atje"

“Kurti s’po ftohet”, Krasniqi tregon se do të udhëtojë në SHBA dhe për takimet atje

Lajme

Gazeta Express

25/01/2023 21:30

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka treguar se nuk do të jetë personalisht në takimin e 31 janarit në Ambasadën e SHBA’së pasi do të udhëtojë në Uashington. Duke e përmendur me ironi se Kurti dhe Qeveria nuk po ftohen në SHBA.

Krasniqi ka treguar se atje do të marrë pjesë në takimin tradicional për lutjet e mëngjesit. ku edhe do të takojë liderë botërorë.

Lexo Edhe:

Ai në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se përtej kësaj, do të ketë edhe takime zyrtare në departamentin amerikan të shtetit, në Kongresin Amerikan, në Senat e në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Do të jem për takimin tradicional për lutjet e mëngjesit. Do të jetë një mundësi e ritakimit me qindra pjesëmarrës nga e gjithë bota.  Përtej kësaj do të kem edhe një agjendë tjetër zyrtare në departamentin e shtetit, në kongres amerikan, në Senat, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha Krasniqi.