Kurti sot në ora 15:00 viziton Ministrinë që drejtohet nga Nenad Rashiq
Lajme
Gazeta Express
19/09/2023 10:56
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të vizitojë Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, me rastin e nënshkrimit të kontratave të përfituesve të thirrjes për përkrahje të bizneseve në kuadër të masës 1.9 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se pas
takimit me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, do të ketë
deklarim të përbashkët për media.