Kurti s'jep sinjale për shtyrje: Siç kaluan nga targat ilegale në RKS, do të kalojnë nga dinari në euro - Gazeta Express
string(103) "kurti-sjep-sinnnnjale-per-shtyrje-sic-kaluan-nga-targat-ilegale-ne-rks-do-te-kalojne-nga-dinari-ne-euro"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2024 14:04

Kurti s’jep sinjale për shtyrje: Siç kaluan nga targat ilegale në RKS, do të kalojnë nga dinari në euro

Lajme

Gazeta Express

10/02/2024 14:04

Kryeministri Albin Kurti në paraqitje për media sot nga Prishtina është pyetur për çështjen e Rregullores së BQK-së dhe kërkesës së aleatëve për pezullimin e implelementimit. Kurti s’ka dhënë sinjale që mund të shkojë drejt një vendimi të tillë, ndërkohë që ka përmendur periudhën tranzitore prej një muaji, ku do të ketë më shumë informim dhe jo ndëshkim të atyre që ende iu kanë mbetur dinarë, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka thënë se Rregullorja e BQK-së nuk e ndalon dinarin, por nuk e lejon atë si mjet pagese.

Lexo Edhe:

Tutje kreu i Qeverisë ka thënë se njëjtë siç ishin konvertuar nga targat ilegale “KM” në RKS, do të kalojnë edhe nga dinari në euro, madje më shpejt dhe më lehtë.

 “BQK është institucioni pavarur. E ka marrë vendimin. Ne do të intensifikojmë fushatën komunikuese me të gjithë ata që e kanë kuptuar ose kanë nevoje ta ridëgjojnë, që dinari në Kosovë s’po ndalohet, por nuk lejohet si mjet pagese. Kosova e ka euron dhe ashtu qysh janë konvertuar targat KM në RKS, edhe më shpejt dhe më kollaj do të bëhet konvertimi nga dinari në Euro”, ka thënë kryeministri.

“Dinari për pagesë ka qenë në shekullin e kaluar. Këtë shekull kemi pasur markën gjerman e euron. Nuk besoj që serbët e urrejnë euron.”, ka shtuar tutje Kurti./GazetaExpress/