Kurti s'iu jep përgjigje gazetarëve, largohet me xhip të zi pas takimit me Rashiqin - Gazeta Express
string(81) "kurti-siu-jep-pergjigje-gazetareve-largohet-me-xhip-te-zi-pas-takimit-me-rashiqin"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 16:22

Kurti s’iu jep përgjigje gazetarëve, largohet me xhip të zi pas takimit me Rashiqin

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 16:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka nënshkruar një marrëveshje me ministrin Nenad Rashiq për t’i ndihmuar financiarisht bizneset nga komunitetet. Brenda sallës ku Kurti dhe Rashiq kanë mbajtur fjalimet e tyre me rastin e marrëveshjes s’ka pasur kohë të rezervuar për pyetjet e gazetarëve. Organizatorja ka thënë se kryeministri Kurti për shkak të agjendës duhet të largohet.

Ndërkohë gazetarët e kanë pritur Kurtin jashtë për t’ua adresuar pyetjet e tyre pas zhvillimeve të fundit dhe përplasjeve me Bashkimin Evropian dhe qëndrimit të SHBA-së.

Lexo Edhe:

Por Kurti ka injoruar pyetjet e tyre duke folur për marrëveshjen që kanë nënshkruar bashkë me Nenad Rashiq dhe më pas është larguar nga oborri i Ministrisë së Pushtetit Lokal./Express/