Analistët Parim Olluri e Xhenur Iseni diskutuan në Pressing në T7 për rezultatet e zgjedhjeve të 9 Shkurtit, ku Olluri tha se ndjen dhembshuri që Kurti s’i ka fituar 500 mijë vota sa i kërkonte.
Gjatë diskutimit, Olluri tha se Kurti shquhet për blerje të deputetëve, ndërsa Iseni e pyeti nëse ka fakte për këtë që e tha.
Pjesë nga debati mes tyre:
Olluri: 500 mijë vota s’i ka fitu, ai ka thanë ka mi fitu 500 mijë
Iseni: Ka garu vetë
Olluri: Jo nuk ka garu vetë, mos me kanë Donika Gërvalla e Mimoza Kusari ky si kish pas këto vota
Iseni: Nuk duhet të ekezistojë tema e shit-blerjes së deputetëve se kjo edhe më shumë do ta zbehte atë ditë ku u mbajtën zgjedhjet fer
Olluri: Kurti shquhet për blerje të deputetëve është i famshëm
Iseni: A ki fakte, a ki informata
Olluri: Po të ka ndodhë para katër vjete që ka ble deputetë
Iseni: Tash ndonjë deputet që ka dëshirë me kalu në Vetëvendosje është tjetër muhabet
Olluri: Je bo deputet i LDK-së, shkon në VV ajo është blerje. Prej opozitës me kalu në partinë e pushtetit e thu nuk është blerje, nuk është ashtu.