Finalja e Superligës së Kosovës në basketboll mes Trepqës dhe Bashkimit është zhvilluar në Minatori.
Trepqa fitoi me rezultat 82-67.
E në një atmosferë të jashtëzakonshme në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, ndeshjen e kanë shikuar së bashku edhe dy kandidatët për kryeministër të Kosovës nga zgjedhjet e fundit, Albin Kurti nga VV dhe Bedri Hamza nga PDK.
Një foto duke i treguar diçka Hamzës është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa tani është vetë Kurti ai që ka shpërndarë fotografi nga kjo ndeshje, ku në njërën prej tyre shihet së bashku me Hamzën.
“Urime Trepçës, qytetit të Mitrovicës dhe Torcidës, që edhe këtë herë ishin zemra e fitores”, shkroi mestjerash Kurti.