string(86) "kurti-shkruan-ne-x-per-viziten-ne-komunat-veriore-dhe-ne-vendin-ku-u-vra-afrim-bunjaku"

Kurti shkruan në X për vizitën në komunat veriore dhe në vendin ku u vra Afrim Bunjaku

Lajme

Gazeta Express

03/04/2024 17:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për vizitën që ai ka zhvilluar sot në Veri.

Ai bëri të ditur se ka qenë edhe në vendin ku rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit të kaluar.

Lexo Edhe:

Në “X” ai shkroi se e ardhmja e Kosovës është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve.

“Sot vizitova 4 komunat veriore me shumicë serbe, përfshirë edhe vendin ku polici ynë, Afrim Bunjaku, u vra nga forcat paramilitare serbe në shtatorin e kaluar. E ardhmja e vendit tonë është e drejta dhe përgjegjësia e të gjithëve dhe do të punojmë bashkë për një të nesërme të ndritur”, ka shkruar Kurti në “X”.