string(125) "kurti-shkon-ne-kuvend-per-takimin-me-krasniqin-su-flet-gazetareve-qe-e-pyesin-se-a-do-te-beje-kompromis-per-kryeparlamentarin"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 8:34

Kurti shkon në Kuvend për takimin me Krasniqin, s’u flet gazetarëve që e pyesin se a do të bëjë kompromis për kryeparlamentarin

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 8:34

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvend për takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai nuk është ndalur të flasë para gazetarëve.

“A do të bëni kompromis me emrin sot, në këtë takim?” ishte njëra nga pyetjet të cilës Kurti nuk iu përgjigj.

Kurti të mërkurën u dërgoi ftesa për takim kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili refuzoi të merrte pjesë.

Kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka dështuar disa herë radhazi të zgjidhet kryetare e Kuvendit, duke mos i marrë më shumë se 57 vota, gjë që e ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit.