Kurti shfuqizon dy vendime të qeverive të kaluara - Gazeta Express
string(49) "kurti-shfuqizon-dy-vendime-te-qeverive-te-kaluara"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2021 9:42

Kurti shfuqizon dy vendime të qeverive të kaluara

Lajme

Gazeta Express

01/12/2021 9:42

Kryeministri Albin Kurti, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka treguar se gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë kanë shfuqizuar dy vendime të qeverive të mëparshme, raporton Gazeta Express.

Kurti ka thënë se njëri nga vendimet është ai i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror, ndërsa tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri.

Lexo Edhe:

“Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri”, ka shkruar ai.

Kurti ka shkruar se nga 14 vendimet e marra në mbledhjen e djeshme, 4 ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.