Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mori pjesë në diskutimin e organizuar nga Hudson Institute në New York me temë “Partneriteti në rritje Kosovë – ShBA në mbrojtje dhe zhvillim”.
Aty, Kurti ka theksuar se “Kosova qëndron fort me Shtetet e Bashkuara – në fjalë, në politika dhe në veprime”.
ZKM thekson ndër të tjera se Hudson Institute është një institut kërkimor i themeluar në vitin 1961 nga Herman Kahn. Ai zhvillon analiza strategjike në fusha si mbrojtja, marrëdhëniet ndërkombëtare, ekonomia, energjia, teknologjia dhe e drejta.
“Qëllimi është të mbështeten politikëbërësit dhe drejtuesit institucionalë dhe ekonomikë me takime dhe rekomandime konkrete”.