Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Serbia po ka përpjekje të vazhdueshme për të destabilizuar Kosovën, por tha se institucionet e inteligjencës e sigurisë të vendit po i kundërvihen me sukses.
“Ndërkohë që ne po angazhohemi për thellim e forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike e paqedashëse, fqinji ynë agresiv, Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë. Mirëpo, institucionet e inteligjencës dhe sigurisë të Republikës së Kosovës janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve”.
Kurti tha se këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjës me dëshmi për aktivitetet e tyre kundër Kosovës sikurse rastet e Bojan Jevtiq, toger në Policinë e Kosovës, i arrestuar në korrik mbi dyshime të bazuara për veprimtari të spiunazhit.