Kurti për incidentin e raportuar në Veri: Qytetari i plagosur u sulmua sepse është kundërshtar i Vuçiqit - Gazeta Express
string(78) "kurti-qytetari-i-plagosur-u-sulmua-sepse-eshte-kundershtar-i-regjimit-te-vuciq"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 18:51

Kurti për incidentin e raportuar në Veri: Qytetari i plagosur u sulmua sepse është kundërshtar i Vuçiqit

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 18:51

Në një paraqitje para gazetarëve, kryeministri në detyrë Albin Kurti, foli edhe për plagosjen e një qytetari serb të Kosovës, i cili dyshohet se më pas u rrëmbye nga xhandarmëria serbe.

Lidhur me këtë rast, Kurti tha: “sulmi me çfarë dimë deri tani ka ndodhur në territorin e Republikës së Kosovës, qytetari i plagosur i rrezikuar për jetë është shtetas i Republikës së Kosovës, gjithçka tregon që e kanë sulmuar sepse është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Vuçiq”.

“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes që nga atëherë në asistencë dhe me KFOR-in dhe po kryhen procedurat hetimore”, shtoi Kurti, transmeton Express.

“Fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta, që kanë qëllim destabilizimin e Kosovës…”, u shpreh ndër të tjera Kurti.