Kurti viktimizohet: Ma shpallën grevën kur isha në negociata me fqinjin tonë verior, agresiv e dashakeq - Gazeta Express
string(98) "kurti-qahet-pak-ma-shpallen-greven-kur-isha-ne-negociata-me-fqinjin-tone-verior-agresiv-e-dashakeq"

Kurti viktimizohet: Ma shpallën grevën kur isha në negociata me fqinjin tonë verior, agresiv e dashakeq

Lajme

Gazeta Express

22/09/2022 14:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën ku po diskutohet për grevën në arsim, e ka ndërlidhur shpalljen zyrtare të grevës me datën kur ai ishte nisur në Bruksel për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic. Përveç kësaj, Kurti ka bërë edhe një ndërlidhje mes fjalimeve që kanë pasur në Kuvend Pal Lekaj e Ferat Shala me marrëveshjen që koalicioni i njohur si PAN kishte lidhur me SBASHK-un e Jasharajt në vitin 2017.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Kurti madje është ankuar se greva iu shpall në Kosovë pikërisht kur gjendej në Bruksel për negociatat me Vuçiqin të cilin e quan president “agresiv dhe dashakeq’

“Greva nga BSPK u shpall ditën që jam nis për Bruksel. Po atë ditë është shpallë udhëheqës i këshillit grevist Rrahman Jashraj. Unë të nesërmen isha në negociata pesë orë me presidentin e Serbisë, e me 17 lajmi kryesor në Kosovë dhe jo vetëm, ishte që në Kosovë fillon greva. Pra e kishe një kryeministër që po negocionte me fqinjin tonë verior, agresiv dashakeq, në një moment kur te shtëpia ishte paralajmëruar greva masive. Me 17 merr vendim BSPK-ja për grevë dhe përcakton udhëheqësin e këshillit grevist. Me 18 unë jam në negociata në Bruksel”, ka thënë Kurti në Kuvend.

Ai ka akuzuar AAK-në dhe PDK-në se po qëndrojnë pas grevës në arsim, duke përmendur afërsinë e këtyre dy partive me kreun e SBASHK-ut.

“Këtu dy deputetë unë besoj që e thanë të vërtetën e kësaj polemike në Kuvend. Pal Lekaj i AAK-së dhe Ferat Shala i PDK-së. Ata treguar qartë që e kanë me mua dhe jo me arsimin. Pa numër herë thonë kryeministrit, kryeministri. Në rregull se për atë është opozita, por s’e kanë me arsim, nuk e kanë as me grëven, as me Jashrajn, as me ministren tonë. E kanë me mua. Por në thelb të kësaj është një mosnjohje kronike e rezultatit të 14 shkurtit. Por duhet të tejkalohet, populli ka votuar. Halli është që unë jam kryeministër jo që s’po shkojnë fëmijët në shkolla”, ka shtuar Kurti.

Ai tutje ka thënë se greva po përdorët si një armë kundër kryeministrit.

“Greva po përdoret si armë kundër kryeministrit. Dhe unë besoj që s’është e rastësishme. Sepse me 5 qershor 2017 kur këto dy parti kanë qenë bashkë si PAN, bëhet ai memorandumi i bashkëpunimit mes SBASHK-ut dhe PAN-it, midis fushate. Nëse s’gaboj zgjedhjet kanë qenë me 11 qershor. Është i njëjti njeri në krye të SBASHK-ut, dhe janë dy deputetë të dalur nga PAN-i në dy parti të ndryshme, se e treta s’e kaloi pragun, që tregojnë qartë që problem është kryeministri. Dhe greva është armë kundër kryeministrit”, ka potencuar kreu i Qeverisë./GazetaExpress/