Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është pyetur në Babaj të Bokës nga gazetarët për çështjen e ngërçit në Kuvend.
“Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri”, tha ai.
Ai u pyet nëse do ta propozojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar.
“Ne e kemi dhënë propozimin tonë”, tha Kurti.