Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran - Gazeta Express
string(90) "kurti-publikon-foto-nga-berna-tregon-frazen-interesante-qe-ia-ka-thene-presidenti-zviceran"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2023 19:36

Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran

Lajme

Gazeta Express

22/09/2023 19:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai sot është pritur në takim nga presidenti Alain Berset.

Kurit në profilin e tij në platformën „X“, ka njoftuar për diskutimet që kanë zhvilluar me kreun e shtetit zviceran.

Lexo Edhe:

Ai ka ndarë edhe një frazë që i është thënë nga Berset, se Zvicra dhe Kosova janë “shtete fqinje”, jo gjeografikisht por në aspektin social e njerëzor.

“Ne diskutuam mbështetjen për zhvillimin tonë ekonomik, qëndrueshmërinë, paqeruajtjen ushtarake dhe tregtinë e ardhshme. Siç tha Presidenti Berset, “Ne jemi fqinjë, jo gjeografikisht, por në një nivel shoqëror dhe njerëzor”, shkruar Kurti./Express/