Kurti prezanton aderimin e ri në VV - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

13/01/2021 21:07

Kurti prezanton aderimin e ri në VV

Lajme

Gazeta Express

13/01/2021 21:07

Lideri i VV-së, Albin Kurti, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare i ka uruar mirëseardhje arkitektes, Albana Morina Xharrës.

Kurti ka thënë se bashkë me Albanën e shumë gra të tjera profesioniste, VETËVENDOSJE! po rritet e forcohet, drejt fitores masive me 14 shkurt dhe qeverisjes së mirë më pastaj.

Ky është postimi i tij i plotë:

Albana Morina Xharrës i uruam mirëseardhje në Lëvizje bashkë me kryetarin e Qendrës së Prishtinës dhe ish ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia. Studimet e nivelit master Albana i ka përfunduar në Universitetin POLIS në Tiranë në drejtimin disenj parametrik, në fushën e arkitekturës. Ajo tani është drejtoreshë dhe arkitekte në Carto Pinto, një lokal në Prishtinë. Më parë ka punuar në ProCredit si analiste për menaxhim të dokumenteve dhe menaxhere për marrëdhënie me klientë. Albana pos gjuhës shqipe, flet edhe gjermanisht, anglisht e serbisht. Bashkë me Albanën e shumë gra të tjera profesioniste, VETËVENDOSJE! po rritet e forcohet, drejt fitores masive me 14 shkurt dhe qeverisjes së mirë më pastaj.