Kurti pret në zyrë VLEN-in që pritet të hyjë në qeveri me Mickoskin, flasin për ndikim rus e serb - Gazeta Express
string(96) "kurti-pret-ne-zyre-vlen-in-qe-pritet-te-hyje-ne-qeveri-me-mickoskin-flasin-per-ndikim-rus-e-serb"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 17:44

Kurti pret në zyrë VLEN-in që pritet të hyjë në qeveri me Mickoskin, flasin për ndikim rus e serb

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 17:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfshirjes së drejtpërdrejtë në fushatën parazgjedhore në Maqedoni të Veriut dhe rreshtimit të tij me koalicionin VLEN, ka pritur sot në zyrën e tij në Prishtinë, Arben Taravarin, Bilall Kasamin, Izet Mexhitin, Afrim Gashin e Bekim Qokun.

Kurti me përfaqësuesit e koalicionit VLEN, të cilët edhe pritet të finalizojnë marrëveshjen për koalicion qeverisës me kreun e VMRO-DMPNE, Hristijan Mickoski, ka folur për çështjet me rëndësi për shqiptarët dhe për raportet në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veirut.

Lexo Edhe:

Në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës, thuhet se shqetësim për palët është ndikimi rus dhe serb, që ndodh përmes rrjeteve korruptive kriminale.

Siç shkruhet në komunikatë, ky takim është zhvilluar në frymë bashkëpunimi, duke pasur parasysh se shqiptarët në Ballkan janë faktor i padiskutueshëm në përkrahje të demokratizimit, integrimit evropian, paqes e sigurisë dhe qëndrueshmërisë euro-atlantike.

 “Përfaqësuesit e VLEN diskutuan me kryeministrin Kurti për çështjet me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut e për çështje të tjera të rëndësishme. Shqetësuese për palët vazhdon të jetë influenca ruse dhe serbe, e cila ndodh edhe përmes rrjeteve korruptive e kriminale. Zhvillimi i infrastrukturës që ndërlidh popullsitë e shtetet tona, ishte një ndër temat kryesore të diskutimit, bashkë me ide e projekte për gjallërimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e arsimor”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

“Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të përzemërt, duke mbajtur parasysh se shqiptarët në Ballkan janë faktor i padiskutueshëm në mbështetje të demokratizimit, integrimit europian, paqes e sigurisë dhe qëndrueshmërisë euroatlantike”, përfundon njoftimi./Express/