Kurti pret në takim Infantinon, ia jep një libër për Skënderbeun - Gazeta Express
string(63) "kurti-pret-ne-takim-infantinon-ia-jep-nje-liber-per-skenderbeun"

Kurti pret në takim Infantinon, ia jep një libër për Skënderbeun

Futboll

Gazeta Express

30/09/2022 12:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po qëndron për herë të parë në vendin tonë.

Edhe në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror, ka qenë i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.

Lexo Edhe:

Infantino ia dhuroi një fanellë Kurtit, kurse Kurti ia dhuroi një libër për Skëndërbeun.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Më parë gjatë ditës, Infantino u prit edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. /Gazeta Express/