string(54) "kurti-pret-ne-takim-ambasadorin-walker-dhe-gruan-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 14:26

Kurti pret në takim ambasadorin Walker dhe gruan e tij

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 14:26

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me ambasadorin William Walker. ZKM njofton se Walker ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që po shoqërohej nga bashkëshortja e tij.”

Kurti dhe Walker kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat.

“Në një takim miqësor, biseduan për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e vendit e të rajonit. Kryeministri u shpreh si gjithmonë i lumtur që ta takojë e të bashkëbisedojë me ambasadorin Walker, të cilin e falënderoi për rolin e tij historik për popullin tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë.”