Kurti e Prattipati drekë për Ditën e Falënderimeve, ZKM: Synim që të shndërrohet në traditë shumëvjeçare - Gazeta Express
string(102) "kurti-e-prattipati-dreke-per-diten-e-falenderimeve-zkm-synim-qe-te-shnderrohet-ne-tradite-shumevjecare"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 19:23

Kurti e Prattipati drekë për Ditën e Falënderimeve, ZKM: Synim që të shndërrohet në traditë shumëvjeçare

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 19:23

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në një drekë zyrtare të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, së bashku me stafin e saj, me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Takimi u mbajt në Prishtinë dhe shënon vitin e dytë radhazi të këtij organizimi, i cili sipas ZKM’së synon të kthehet në një traditë të qëndrueshme ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadës së SHBA-së.

“Dreka përfshiu shumë nga ushqimet që tradicionalisht shërbehen gjatë një darke të Ditës së Falënderimeve. Kjo festë është kremtuar në Shtetet e Bashkuara për gati 400 vjet dhe u shpall festë vjetore kombëtare nga Presidenti Lincoln në vitin 1863”, thuhet në njoftim.

Nga Zyra e Kryeministrit theksuan se kjo ditë është një mundësi për të shprehur falënderim dhe për të vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat, sipas tyre, po thellohen vazhdimisht.

“Këtë vit, me qëllim të forcimit të raporteve tona bilaterale, kemi marrë vendim për 0% tarifa për mallrat amerikane, kemi arritur dakordim për strehimin e përkohshëm të shtetasve të vendeve të treta dhe kemi bërë prokurime të rëndësishme në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.