Kurti premton 200 milionë euro për infrastrukturën në futboll - Gazeta Express
string(61) "kurti-premton-200-milione-euro-per-infrastrukturen-ne-futboll"

Futboll

Gazeta Express

21/04/2024 11:31

Kurti premton 200 milionë euro për infrastrukturën në futboll

Futboll

Gazeta Express

21/04/2024 11:31

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend.

Aktualisht, është duke u punuar në rinovimin e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, si dhe në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Lexo Edhe:

Por punimet do të vazhdojnë edhe në shumë qytete tjera, sipas Kurtit.

Ky është postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

200 milionë euro për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit.

Jemi të vendosur, stadiumet po bëhen. Me këtë vëllim, buxhet e seriozitet nuk është trajtuar asnjëherë futbolli.

Kemi nisur rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Punimet vazhdojnë në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Për përfundimin e punimeve në stadiumin e qytetit të Gjakovës kemi zotuar nëntë milionë euro. Po hartohen projektet për renovimin e stadiumit të Pejës dhe ndërtimin e stadiumit të ri të Ferizajit. Për stadiumin e Gjilanit po zhvillohen procedurat e prokurimit për zbatimin e punimeve, ndërsa shumë shpejt nisim procedurat për fazën e fundit të punimeve në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Punimet janë duke vazhduar edhe në stadiumet e Malishevës e Shtimes, si dhe në fushat ndihmëse në Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan, Komoran dhe Kllokot.

Janë shpallur procedurat për hartim të projekteve për stadiumet e reja të Suharekës dhe Rahovecit.

Pjesë e planit tonë pesë-vjeçar është edhe renovimi i stadiumeve në Vushtrri, Kamenicë, Mitrovicë (Riza Lushta), Podujevë dhe Drenas.

Vlera totale e investimeve tona në infrastrukturën e futbollit është afër 200 milionë euro. Gjatë këtij viti nisim procedurat për stadiumin nacional të Kosovës.

Plani ynë pesë vjeçar për infrastrukturën e futbollit është dakordim mes qeverisë, komunave dhe Federatës së Futbollit. I njëjti i është prezantuar edhe FIFA-s dhe UEFA-së dhe mbështetet nga ta.