Kurti pranon se s'i ka marrëdhëniet fort mirë me SHBA-në: Kemi pengesa, e kemi njëfarë... u dukem ekstrem - Gazeta Express
string(99) "kurti-pranon-se-si-ka-marredheniet-fort-mire-me-shba-ne-kemi-pengesa-e-kemi-njefare-u-dukem-ekstrem"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 17:55

Kurti pranon se s’i ka marrëdhëniet fort mirë me SHBA-në: Kemi pengesa, e kemi njëfarë… u dukem ekstrem

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 17:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pranuar se ka probleme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një bashkëbisedimi me të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur iu kërkua shpjegim për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën nga ana e SHBA-së, Kurti e përmendi sundimin e ligjit si arsye.

“Marrëdhënia jonë me SHBA-në është tridimensionale”, tha ai, duke përmendur mbrojtjen, zhvillimin dhe diplomacinë.

Në diplomaci, Kurti pranoi se ka “disa pengesa”.

“Aty ku kemi disa pengesa është në diplomaci, sepse sipas meje, SHBA-ja e konsideron shumë të rëndësishme që ta tërheqë Serbinë nga hemisfera lindore sepse Serbia është e lidhur ngushtë me Moskën dhe ne, duke qenë të palëkundur në sundimin e ligjit, demokracinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, disa politikanë dhe diplomatë në SHBA vlerësojnë se ne nuk po e ndihmojmë SHBA-në që ta shkëpusë Serbinë nga Federata Ruse. Por, sinqerisht, ky nuk duhet të jetë problemi im”.

Kurti tha se “disa politikanë dhe diplomatë në SHBA konsiderojnë se ne nuk jemi të dobishëm për SHBA-në për ta marrë Serbinë nga territori rus”.

“Por, për të qenë i sinqertë, kjo nuk duhet të jetë problemi im”, tha ai.

“Pra, këtu kemi njëfarë…”, pranoi Kurti.

Ai tha se dallimet e Kosovës me SHBA-në janë për “taktika dhe operacione”.

Ndërsa i akuzoi paraardhësit e tij si “shumë të butë”, Kurti tha se vetë është “normal”.

“Dhe unë u dukem atyre shumë ndryshe nga paraardhësit e mi. Ky është mallkim nga pasardhësit e mi, të cilët kanë qenë të butë. Unë jam normal, por dukem ekstrem. Kjo është për shkak të paraardhësve të mi të cilët nuk kanë qenë normalë”, tha ai.