"Kurti postoi për Ivanoviqin e Zoran Gjingjiqin, jo për Rexhep Selimin"/ Parim Olluri në Pressing - Gazeta Express
string(93) "kurti-postoi-per-ivanoviqin-e-zoran-gjingjiqin-jo-per-rexhep-selimin-parim-olluri-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2024 21:08

“Kurti postoi për Ivanoviqin e Zoran Gjingjiqin, jo për Rexhep Selimin”/ Parim Olluri në Pressing

Lajme

Gazeta Express

13/06/2024 21:08

Gazetari Parim Olluri teksa ka folur për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, përmendi edhe qëndrimin e kryeministrit ndaj ish-krerëve të UÇK’së që janë në Hagë, e sidomos ndaj ish-bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimit.

Olluri në emisionin Pressing në T7 thotë se për shkak të inateve që Kurti ka me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqi, ka harruar ta përmend bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimi.

Lexo Edhe:

Ai tha se Kurti ka shkruar për heroizimin e Oliver Ivanoviqit e Zoran Gjingjiqit, por jo për heroizmin e Rexhep Selimit.

“Duhet me kritiku Kurtin për qeverisjen e keqe që e bëri sa ishte në pushtet.

Për shkak të inateve me Thaçin, Veselin e Krasniqin e ka harru edhe Rexhep Selimin, bashkëpartiakun e dhe shokun e tij. Kam pa te Kurti postim për heroizimin e Oliver Ivanoviqit e Zoran Gjingjiqin, e nuk pash postim për heroizimin e Rexhep Selimit”, tha Olluri.