string(88) "kurti-perserit-kerkesen-per-nenshkrim-te-marreveshjes-bruksel-oher-zyra-e-tij-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 17:38

Kurti përsërit kërkesën për nënshkrim të marrëveshjes Bruksel-Ohër, zyra e tij jep detaje

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 17:38

Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, AlbinKurti, ka pritur sot në një takim disa anëtarë të stafit të Kongresit amerikan, të cilët janë pjesë e programit “2025 Balkan Forward Fellows”.

Në njoftimin e ZKM-së, Kurti i ka falënderuar ata për interesimin dhe angazhimin e tyre ndaj rajonit.

Kurti ka folur edhe për raportin mes Kosovës dhe SHBA-së, raport për të cilin pretendon se “është forcuar ndër vite” përmes mbështetjes dypartiake në SHBA, ndonëse vetë si kryeministër i Kosovës ka qenë në përplasje konstante me Administratën e parë Trump dhe ka çuar raportet me SHBA-në në nivelin më të ulët gjatë presidencës së Joe Biden.

 Kreu i LVV-së ka përmendur edhe procesin e dialogut me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE-ja, duke përsëritur rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj në Ohër.

“Gjatë bisedës, u diskutua rrugëtimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe reformat përkatëse, fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dhe procesi i dialogut me Serbinë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Për këtë të fundit, kryeministri ritheksoi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër”, njofton ZKM./Express/