Kurti përfundon takimin me Osmanin, s’dihet nëse dërgoi emër mandatari - Gazeta Express
string(68) "kurti-perfundon-takimin-me-osmanin-sdihet-nese-dergoi-emer-mandatari"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 11:28

Kurti përfundon takimin me Osmanin, s’dihet nëse dërgoi emër mandatari

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 11:28

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka përfunduar takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ka mësuar Gazeta Express.

Por, ende s’dihet nëse ka dërguar te ajo emër mandatari.

Takimi vjen një ditë para përmbylljes së afatit kushtetues për të dërguar një mandatar të ri ose jo te presidentja.

Këtë takim mes tyre, Osmani e kishte paralajmëruar ditën kur takoi të gjithë liderët partiakë.

Ajo kishte thënë se ishte kërkesë e Kurtit edhe një takim para se të përfundojë mandati dhe se në këtë takim do të shkonte pas konsultimeve në partinë e tij.

“Kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar që të më takoj edhe njëherë para se të më skadojë afati 10-ditor që është përcaktim i mandatarit të dytë dhe pas konsultimeve që i ka brenda partisë politike që i përfaqëson, nëse do të vijë me propozim apo jo është çështje e tyre, mirëpo ne kemi detyrim kushtetues që t’i respektojmë ato afate”, kishte thënë Osmani.

Pas takimit të presidentes me krerët e partive nuk pati shenja se ndonjëra parti e kishte shumicën parlamentare dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme u përmenden si opsioni më i arritshëm pas situatës së krijuar.

Kurti nuk i siguroi 61 votat e nevojshme për të krijuar qeverinë të dielën e 26 tetorit. Në seancë ai kishte shkuar pa një marrëveshje paraprake me partitë tjera për një koalicion.

Ai e kishte marrë mandatin nga presidentja Osmani më 11 tetor, një ditë pas konstitiuimit të Kuvendit./Express/