Kurti për votimin e fshehtë: Nëse Avni Dehari ka bërë shkelje, Gjykata Kushtetuese është dashur ta thotë - Gazeta Express
string(102) "kurti-per-votimin-e-fshehte-nese-avni-dehari-ka-bere-shkelje-gjykata-kushtetuese-eshte-dashur-ta-thote"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 21:17

Kurti për votimin e fshehtë: Nëse Avni Dehari ka bërë shkelje, Gjykata Kushtetuese është dashur ta thotë

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 21:17

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryesuesi i seancës Avni Dehari nuk e ka shkelur Kushtetutën.

Ai tha se sikur të shkelte Kushtetutën Dehari, këtë do ta thoshte Gjykata Kushtetuese.

Kurti në Tëvë 1 për votimin e fshehtë tha se nuk ka bërë shkelje kryesuesi i seancës.

“Në 47 faqe të aktgjykimit nuk mund ta gjeni asnjë gjysmë fjalie ku mund të aludohet lëre më të tuhet që Avni Dehair e ka shkelur Kushtetutën, andaj nuk ka bërë asnjë shkelje. Gjykata Kushtetuese e ka pasur shancin të thotë në këtë aktgjykim që Avni Dehari ka bërë shkelje, do duhej ta thoshte po të ishte ky rasti. Nëse e ka shkelur Kushtetutën Avni Dehari, është dashur ta thotë kushtetuesja në këte aktgjykim – por a e dini pse nuk e ka thënë, sepse nuk e ka shkelur”, tha Kurti. /Gazeta Express