Kurti për Urën e Ibrit: S'duam fërkime me karabinierët, s'kam thënë se do ta hapim, nëse kam thënë, kam gabuar - Gazeta Express
string(104) "kurti-per-uren-e-ibrit-sduam-ferkime-me-karabinieret-skam-thene-se-do-ta-hapim-nese-kam-thene-kam-gabuar"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 22:00

Kurti për Urën e Ibrit: S’duam fërkime me karabinierët, s’kam thënë se do ta hapim, nëse kam thënë, kam gabuar

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 22:00

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka gabuar nëse ka thënë ndonjëherë “unë do ta hap urën e ibrit”.

Ai në Tëvë 1, ka thënë se beson që duhet të hapet e do të hapet.

Por, Kurti thotë se nuk e ka thënë që të ketë fërkime me karabinierët italianë.

Thotë se me karabinierët italianë bisedojnë vazhdimisht si të hapet kjo urë.

“Unë kam thënë se duhet të hapet e do të hapet, nuk e di a e kam thënë ndonjëherë do ta hapim. Nuk e di a e kam thënë veten e parë njëjës do ta hapim, nëse e kam thënë kam gabuar sepse nuk kam thënë do ta hapim me karabinierët italianë. Ne nuk duam fërkime me karabinierët italianë dhe me shumë durim bisedojmë që të hapet ajo urë, unë besoj që do të hapet ajo urë sepse duhet të hapet”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express