Kurti për takimet në Tiranë: I njoftova me hollësitë e marrëveshjes që tash duhet të zbatohet - Gazeta Express
string(91) "kurti-per-takimet-ne-tirane-i-njoftova-me-hollesite-e-marreveshjes-qe-tash-duhet-tezbatohet"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2023 18:41

Kurti për takimet në Tiranë: I njoftova me hollësitë e marrëveshjes që tash duhet të zbatohet

Lajme

Gazeta Express

26/03/2023 18:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar vizitë pune në Tiranë ku është takaur me krerët e shtetit shqiptar, si dhe me ish-presidentin, Ilir Meta.

Pas këtyre takimeve, ai iu ka thënë gazetarëve se politikanëve shqiptarë iu ka treguar hollësi rreth marrëveshjes së Ohrit.

Lexo Edhe:

E pos kësaj, Kurti ka treguar për siç pretendon ai suksesin demokratik dhe ekonomik të Kosovës.

“Jam takuar sot me krerët e institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Vizitë pune në Tiranë, e fillova me presidentin Bajram Begaj, për të vazhduar me kryetaren e Kuvendit të Republikës, zonjën Lindita Nikolla. Pastaj një drekë pune me kryeministrin Edi Rama dhe ish-presidentin Meta. Gjatë këtyre takimeve unë theksova dy gjëra kryesore. E para është suksesi dhe progresi demokratik e ekonomik i Kosovës në këto 2 vite të qeverisjes sonë, që është një progres i pashembullt në Kosovën e pavarur. Në anën tjetër, i informova për detajet e përmbajtjes së marrëveshjeve që kemi realizuar së pari në Bruksel dhe më pas edhe aneksin e zbatimit në Ohër për normalizmin e marrëdhënieve me Kosovës dhe Serbisë. Dëshirova që t’i njoftoj për së afërmi dhe në hollësi me procesin e dialogut, por gjithashtu me elementët përbërës të marrëveshjes që tashmë duhet të realizohet”, ka deklaruar Kurti.

Vizita e Kurtit në Tiranë vjen një javë pasi në Ohër arriti dakordim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për zbatimin e planit evropian.

Por në atë marrëveshje nuk ka firmosje, megjithatë përfaqësuari i lartë i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, kishte deklaruar pas takimit se “tashmë ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”. /Gazeta Express