Kurti për "kornizen e re": S'ka autor, u publikua për të matur pulsin e politikanëve dhe qytetarëve - Gazeta Express
string(93) "kurti-per-kornizen-e-re-jane-pa-autor-behen-per-te-matur-pulsin-e-politikaneve-dhe-qytetareve"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2022 12:24

Kurti për “kornizen e re”: S’ka autor, u publikua për të matur pulsin e politikanëve dhe qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

21/09/2022 12:24

Kryeministri Albin Kurti tha sot se “korniza e re” e dialogut, e publikuar në media, nuk ka autor, dhe kësisoj, nuk mund ta komentojë atë. Por, sipas Kurtit, dokumentet e tilla publikohen për ta matur pulsin e qytetarëve dhe të politikanëve.

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj se nuk është as e dobishme as e drejtë, që unë t’i komentojë ato; dokumente të cilat nuk kanë autorë, por bëhen për të matur pulsin e politikanëve dhe të qytetarëve”, tha Kurti, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Korniza e quajtur “e re” është publikuar gjatë fundjavës në mediumin “Albanian Post”. Në atë raportim thuhej se korniza e re është hartuar nga gjermanëvt dhe francezët dhe parasheh marrëveshjen normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë vitin e ardhshëm, ndërsa njohjen e ndërsjelltë e parasheh pas 10 vjetve.

Qeveria gjermane, në një përgjigje dhënë Gazetës Express, e ka mohuar kategorikisht, se Gjermania është autore e një kornize të re për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. /Express/