Kurti para seancës: Ura mbi Ibër e hapur për qarkullim nga sot në ora 9:00, në tjetrën po vazhdojnë punimet - Gazeta Express
string(104) "kurti-para-seances-ura-mbi-iber-e-hapur-per-qarkullim-nga-sot-ne-ora-900-ne-tjetren-po-vazhdojne-punimet"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 10:43

Kurti para seancës: Ura mbi Ibër e hapur për qarkullim nga sot në ora 9:00, në tjetrën po vazhdojnë punimet

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 10:43

Sot është hapur njëra prej dy urave që qeveria në detyrë nisi t’i ndërtojë muaj më parë mbi lumin Ibër. Rreth kësaj ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka uruar banorët dhe qytetarët e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Kurti ka thënë edhe se punimet në urën tjetër janë duke vazhduar.

‘‘Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim.

Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë’’, ka shkruar ai.