Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur shkurtimisht para se të niset për Kuvend të Kosovës, ku do të takohet me të parin e LDK-së, Isa Mustafën për të vendosur për koalicionin, raporton Gazeta Express
Para selisë së partisë, aty ku deri pak më parë kishte mbledhje me grupin punues, Kurti tha se nuk do t’i ndalin përpjekjet, pas së cilave ka pasur lëvizje.
Mirëpo, Kurti thotë se marrëveshje nuk ka ende.
“Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”, ka thënë Albin Kurti para se të nisej në Kuvend të Kosovës.
Takimi në mes të Kurtit dhe Mustafës pritet të nisë pas pak minutave. Në Kuvend kanë arritur zyrtarët e LDK-së. /GazetaExpress/