Kurti: Nuk është e mundur që të mos ketë kryetarë të zgjedhur me vota brenda objekteve të komunave - Gazeta Express
string(97) "kurti-nuk-eshte-e-mundur-qe-te-mos-kete-kryetare-te-zgjedhur-me-vota-brenda-objekteve-te-komunave"

Kurti: Nuk është e mundur që të mos ketë kryetarë të zgjedhur me vota brenda objekteve të komunave

Lajme

Gazeta Express

30/05/2023 20:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në CNN për gjendjen në veri ku ka thënë se kryetarët e zgjedhur me vota duhet të kryejnë punën e tyre.

Ai fillimisht tregoi kronologjinë e ngjarjeve që dërguan deri tek zgjedhja e kryetarëve në veri, me dorëheqjet e kryetarëve të kaluar dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Lexo Edhe:

“Po përballemi me ekstremistë, të djathtë ultranacionalistë. Ata admirojnë Millosheviqin dhe Putinin. Këta sulmuan policinë tonë, trupat e NATO-s dhe gazetarët. Sot është më qetë, por gjithsesi përsëri sulmuan gazetarë. Nuk është e mundur që të mos ketë kryetarë të zgjedhur brenda objekteve të komunave”, tha ai. /Gazeta Express/