Kurti një ditë para balotazhit kërkon të ‘‘kontrollohen’’ se a kanë votuar krejt të mahalles: S’bon me votu 3 a 4, por të gjithë - Gazeta Express
string(121) "kurti-nje-dite-para-balotazhit-kerkon-te-kontrollohen-se-a-kane-votuar-krejt-te-mahalles-sbon-me-votu-3-a-4-por-te-gjithe"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 19:41

Kurti një ditë para balotazhit kërkon të ‘‘kontrollohen’’ se a kanë votuar krejt të mahalles: S’bon me votu 3 a 4, por të gjithë

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 19:41

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në thirrjen për të votuar Faton Pecin ka kërkuar kontroll e që të dihet kush për kënd ka votuar.

Në tubimin përmbyllës të fushatës në Mitrovicë, Kurti ka thënë se nëse nuk votoni, atëherë do të jetë fitues kandidati që nuk e doni.

“Drejt ndryshimit të madh që e duam si asnjëherë më parë me Fatonin kryetar”, ka thënë Kurti.

“Prandaj në këtë ditë historike, ju lutem, kontrolloni që të gjithë a kanë votu krejt hallat, krejt tezet, dajt, axhallart, krejt nipa e mesa, kushëri të afërt e të largët, krejt shoqet e shokët, të shkollës fillore e të mesme, në fakultet, të mahallës së re e të vjetër. Krejt duhet të votojnë”, ka thënë ai.

“Me një familje ku shtatë veta kanë të drejt vote, nuk bon me votu 3 a 4, po duhet me votu krejt të asaj familje”.