string(90) "kurti-niset-drejt-kuvendit-i-rrethuar-nga-truprojat-serish-injoron-pyetjet-rreth-bllokades"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 11:08

Kurti niset drejt kuvendit i rrethuar nga truprojat, sërish injoron pyetjet rreth bllokadës

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 11:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka injoruar sërish pyetjet e gazetarëve para se të hynte në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të vazhdojë seanca konstituive.

I shoqëruar nga truprojat, Kurti nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me bllokadën politike, duke ndjekur të njëjtën qasje si në rastet e mëparshme.

Seanca pritet të nisë në orën 11:00 dhe përbën përpjekjen e 20-të për konstituimin e kuvendit. Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiu, vazhdon të përballet me kundërshtimin e partive të tjera.

Në të gjitha votimet e mbajtura deri tani, Haxhiu ka arritur maksimumin prej 57 votash – katër më pak se numri i nevojshëm prej 61 votash për ta siguruar postin.