Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nga nëntori i vitit 2022 deri tani Policisë së Kosovës i janë bashkuar 208 kadetë të rinj nga komuniteti serb.
“Që prej dorëheqjeve kolektive të policëve serbë në veri të Kosovës në nëntor të vitit 2022, 208 policë kadetë të rinj nga komuniteti serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës dhe po i shërbejnë qytetarëve pa dallim, për çdo ditë, gjithandej”, tha ai.
Në nëntor të vitit 2022 rreth 500 policë nga komuniteti serb ishin larguar nga Policia. /GazetaExpress/