Kurti në takim përfaqësuesit e FSSHK-së, flasin për përimirësimin e pozitës së punonjësve shëndetësorë - Gazeta Express
string(101) "kurti-ne-takim-perfaqesuesit-e-fsshk-se-flasin-per-perimiresimin-e-pozites-se-punonjesve-shendetesore"

Kurti në takim përfaqësuesit e FSSHK-së, flasin për përimirësimin e pozitës së punonjësve shëndetësorë

Lajme

Gazeta Express

09/08/2022 19:41

Kryeministri Albin Kurti i ka pritur në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas komunikatës së ZKM-së, temë kryerore ishte bashkëpunimi në përmirësimin e pozicionit të punonjësve shëndetësorë përmes dialogut social.

Lexo Edhe:

“Në takimin e përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe Zëvendësministren Dafina Gexha Bunjaku, u theksua përkrahja dhe gatishmëria e Qeverisë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit me FSShK-në”, thuhet në komunikatë.

Kryetarja e FSShK-së, Tevide Imeri falënderoi Kryeministrin për mikpritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se FSShK-ja mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, duke përkrahur punëtorët e përkushtuar dhe profesionistë.

Përfaqësuesit e FSShK-së e njoftuan Kryeministrin me sfidat të cilat përballen profesionistët shëndetësorë në punën e përditshme.

“Në këtë takim u dakorduan që komunikimi do të jetë i vazhdueshëm, me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve shëndetësore dhe sigurimit të punës me dinjitet për profesionistët shëndetësorë”, thuhet tutje në komunikatë.