Kurti në takim me Bashën, e njofton se Nagavci do t'ia çojë Osmanit emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë - Gazeta Express
string(108) "kurti-ne-takim-me-bashen-e-njofton-se-nagavci-do-tia-coje-osmanit-emrin-e-mandatarit-per-krijimin-e-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 17:31

Kurti në takim me Bashën, e njofton se Nagavci do t’ia çojë Osmanit emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 17:31

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Në këtë takim, Kurti ka treguar se kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci, do ta çojë emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë tek presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore.

Basha ka shkruar se Kurti në këtë takim i ka dhuruar edhe një pikturë të realizuar nga Rexhep Selimi në Hagë.

“Me Kryeministrin Kurti nënvizuam edhe nevojën për të proceduar drejt votimit të institucioneve të reja që derivojnë nga Kuvendi i Kosovës. Me këtë rast, Kryeministri më njoftoi se, si Kryetar i partisë më të madhe në vend, Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekt fitues i zgjedhjeve, znj. Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, ka shkruar Basha