Kurti në mbledhjen solemne për Epopenë e UÇK-së thotë se Qeveria e tij e mbajti ritmin e Jasharëve të "bërjes së historisë" - Gazeta Express
string(121) "kurti-ne-mbledhjen-solemne-per-epopene-e-uck-se-thote-se-qeveria-e-tij-e-mbajti-ritmin-e-jashareve-te-berjes-se-historise"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 10:44

Kurti në mbledhjen solemne për Epopenë e UÇK-së thotë se Qeveria e tij e mbajti ritmin e Jasharëve të “bërjes së historisë”

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 10:44

Kryeministri Albin Kurti tha se emrat e Jasharëve dhe të tjerëve që prehen me ta në Prekaz janë “emrat absolut të lirisë”.

Ai në mbledhjen solemne të Qeverisë foli për ruajtjen e “atij ritmi të bërjes së historisë”, gjë që sipas tij, Kosova e bëri gjatë këtyre katër viteve sa partia e tij qeverisi vendin.

“Në atë lëndinë të Prekazit, emrat Jashari dhe të tjerët që prehen me ta, janë emrat absolut të lirisë. E në atë datë kur lindi Ademi i madh, në datën më historike të shqiptarëve, 28 nëntorin, shpallet publikisht edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Na takon neve si popull e si shoqëri, në qeverisje e zhvillim, ta ruajmë atë ritëm të bërjes së historisë”, tha Kurti.

Duke cituar fjalë të Rifat Jasharit, i cili pati thënë se “mbi luftën e gjakun, të gjejmë një gjuhë të përbashkët”, e “të jemi të një gjuhe për t’u ndarë një herë e mirë prej Serbie, e pastaj kemi kohë për t’u marrë me të gjitha tjerat”, Kurti tha se Qeveria e tij e ka mbajtur këtë ritëm.

“Pra, baca Rifat na rikujtoi edhe një herë ritmin e lirisë së plotë. Besoj se në mandatin tonë qeverisës, të nderuar kolegë, përcaktimin më të lartë e kemi pasur në zhvillimin e kësaj linje, në mbajtjen e këtij ritmi”, tha ai.

Kurti tha se është krenar që Qeveria është “në udhën e përcaktuar nga Epopeja dhe se kemi ecur për katër vite qeverisjese në ritmin e saj dhe në perspektivën e hapur prej saj”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement